Kiara dhe Luizi kanë ndarë pothuaj çdo detaj gjatë këtyre ditëve të para që kanë mbajtur në krahë vajzën e tyre. Të hapur me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, prindërit e rinj, edhe sot kanë treguar se kanë lënë spitalin për t’iu përkushtuar vogëlushes së tyre me kohë të plotë. Në një video që Kiara ka postuar në Instagramin e saj duket Luizi duke lënë spitalin me karrocën e Lunës në dorë.
Bashkë me videon, Kiara shkruan: “Koha që bashkëshorti im të bëjë ecjen e ‘babait hot’ “…
Vetëm pak orë nga ardhja në jetë e Luna Mari Ejllit, çifti ka marrë me mijëra urime nga ndjekësit virtualë, të cilët i kanë shoqëruar gjatë gjithë pritjes së ëmbël.
View this post on Instagram