Të paktën 26 palestinezë të tjerë u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha të premten Ministria e Shëndetësisë e territorit.
Që nga 7 tetori kur Izraeli nisi sulmin në Gaza, janë vrarë të paktën 34 mijë e 622 palestinezë.
Gjatë kësaj periudhe janë plagosur 77 mijë e 867 të tjerë.
Kështu tha në një deklaratë të premten Ministria e Shëndetësisë e Gazës e cila drejtohet nga Hamasi, shkruan The Guardian.
Sulmi izraelit u bë si shenjë hakmarrje ndaj ati të Hamasit të bërë në Izrael ku vranë qindra persona.
Izraeli është kritikuar për reagim joproporcioanl, ndërsa që deri tash nuk është arritur marrëveshje për një armë pushim.