Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë- Komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “Dhunimi”.
Sipas Prokurorisë,
Ekziston dyshimi i bazuar se “më 01 dhe 02 maj të vitit 2024, saktësisht në motelin ‘…’, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën – si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore – të kryej akt seksual dhe për ta bindur që të kryej akt seksual, i pandehuri ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike dhe në fund pas dy dite, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marrë dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 03 maj 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.