Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se qeveria është e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave për të punuar drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist.
Shefi i ekzekutivit ka theksuar se tani “jemi në një kohë dezinformimi të madh”.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar Kurti në rrjetin social, “X”.