Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do të shkul veshin”- Sherri mes Agron Shehajt dhe Ulsi Manjës, PD paralajmëron ministrin: Çdo veprim ndaj deputetit do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar një ditë pas debateve në Kuvend të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetit Agron Shehaj. Sipas tij çdo veprim ndaj deputetit, do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës.

Muçollari thotë se nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar, ndërsa thekson se ‘ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik’.

“Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen.
Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen”, thuhet ne reagim.

Reagimi:

Kërcënimi i deputetit të opozitës Agron Shehaj nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja në Kuvendin e Shqipërisë është akti i radhës i çmendinës qeveritare që drejton Edi Rama.

Parlamenti i kthyer në ‘fermë kafshësh’ lejon gjuhën barbare të ministrit që i thotë deputetit ‘do të pres veshin’.

Është i njëjti parlament ku kryetarja ‘çonte në riedukim’ gjysmën e grupit parlamentar demokrat duke e përjashtuar nga Kuvendi.

Manja i dosjes së zezë të vjedhjes së zgjedhjeve, 184, i tha deputetit Shehaj se do t’i lëshonte qentë e pushtetit, pra do ti çonte kontrollet në bizneset private. Nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar.

Ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik.

Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen.

Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen.

Ulsi Manjas duhet t’i vijë turp për gjuhën. Sa për guximin për të përdorur shtetin për qëllime politike kjo nuk është gjë e re dhe nuk habit askënd. Prej një dekade tashmë shteti është kthyer në instrument të pushtetit të qelbësirave, që u bënë bashkë në vitin 2013, dhe rrinë në kurrizin e Shqipërisë si hienat mbi luanin.

Ulsi Manja vetëm sa shtoi repertorin e tij si delinkuent, me gjuhën kundër Shehajt. Tashmë, veçse si vjedhës zgjedhjesh, ai regjistrohet edhe si cub Kuvendi.

Është barrë e madhe trupi, por i shkon profilit të tij dhe të qeverisë ku bën pjesë.