Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në Berlin: Qëndrojmë bashkë përballë autokracive që kanosin sigurinë e kontinentit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor.

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka shkruar se “qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë”, njofton Klankosova.tv..

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka shkruar Kurti.

Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë. Nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian.