Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me rastin e 75 vjetorit të formimit të Këshillit të Evropës.
Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ka theksuar se KiE është organizata kryesore kontinentit të Evropës për të drejtat e njeriut.
Ky përvjetor përkon me aplikimin e Kosovës në KiE dhe kryeministri theksoi se shteti ynë i ka përmbushur kriteret për t’iu bashkuar kësaj organizate.
“Sot, 75 vjet më parë, u themelua Këshilli i Europës organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë: