Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Patriarku serb kremton Pashkët me kriminelët që pësuan debakël në Koshare

 
   

Patriarku Porfirije u takua të dielën e Pashkëve në kishën e Shën Savës me kriminelët serbë që morën pjesë në luftën që ata i humbën përballë UÇK-së gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Patriarku kaloi kohë me kriminelët serbë në një bisedë të përzemërt dhe me humor festiv dhe u ndau dhurata – shkrimet e shenjta dhe libra lutjesh.

Porfirius më parë kreu shërbesën e Pashkëve në kishën e Shën Savës. Në predikimin e tij gjatë shërbesës në tempull, patriarku përmendi kriminelët serbë që morën pjesë në betejat kundër UÇK-së në Pashtrik e Koshare, duke i quajtur ata “heronj dhe trima dhe të patrembur”.

Beteja e famshme e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë u bë më 14 dhjetor 1998 ku u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij derisa po sillnin armë për në Kosovë. Ndërsa beteja e Koshares më 9 prill 1999, ishte në kuadër të operacionit “Shigjeta”, dhe njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para betejës, serbët kishin kryer një fushatë spastrimi etnik të fshatrave të banuara me shqiptarë në shpatet e Malit të Pashtrikut dhe i shndërruan ato në baza operative.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.