Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë majit do të zhvillojë vizita në Francë e Hungari, ndërsa më pas do të pritet në Beograd nga homologu, Aleksandar Vuçiq. Njohësit e politikës ndërkombëtare vlerësojnë se kjo vizitë ka karakter ekonomik dhe të mbrojtjes, por nuk përjashtohet mundësia që homologut nga Kina, Vuçiqi t’i kërkojë mbështetje për të luftuar shtetin e Kosovës.
Në vitin 2022 kur e kishte mysafir në Pekin presidenti kinez homologut Aleksandar Vuçiq i kishte thënë se miqësia e Kinës me Serbinë është e hekurt.
Miqësia e hekurt do të forcohet edhe me një takim tjetër, por tash Xi Jinping do të zbarkojë në Beograd.
Njohësit e politikës ndërkombëtare vlerësojnë se këtë moment nuk do ta lë pa e shfrytëzuar Vuçiqi për propagandë ndaj Kosovës.
Belgzim Kamberi, Instituti “Musine Kokalari” tha se “Duke u përpjektur për ta tërhequr një paralel ndërmjet Taivanit dhe Kosovës, dhe kjo është përpjekja e vazdhueshme e Serbisë në këtë drejtim, të cilën provon me përdorë këtë që ta ruajë çështjen e vetos së Kinës në OKB, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.”
Kamberi vlerëson se takimi ka edhe karakter ekonomik si dhe aspektin e mbrojtjes, fusha në të cilat Serbia e ka trashur bashkëpunimin me Kinën.
Pos kësaj, gazetari nga Shqipëria Ben Andoni është i mendimit se vizita e Jimping ndërlidhet edhe me simbolikën e përvjetorit të 25-të të bombardimeve të NATO-s, ku ishte bërë rrafsh me tokë ambasada kineze në Beograd.
Përkundër kësaj Andoni vlerëson se ky bosht i miqësisë nuk mund të arrijë të cenojë sigurinë e Kosovës.
Ben Andoni, Gazetari dhe analisti shtoi se “Shqetësimi më i madh i tyre është që të mos përmendet Taivani dhe të quhet si problem i brendshëm i tyre nuk është e largët dita kur edhe shteti i Kosovës në Kinë, sepse Kosova është drejt shtet-formimit dhe është një realitet do ose nuk do Serbia.”
Në udhëtimin ndërmjet 5 dhe 10 majit, përpos Serbinë, presidenti kinez do ta vizitojë edhe Francën dhe Hungarinë.