Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrella i quajtur “Golden Sabre 2024.”
Ky ushtrim do të nis nesër, është bërë e ditur në njoftimin për media.
“Ky ushtrim do të testojë aftësinë tonë për të zbatuar procedurat e përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë. Do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të personelit, makinave dhe aseteve që operojnë në zonën e ushtrimit, si dhe në periferi dhe në rrugët kryesore të fqinje”, ka njoftuar KFOR.
“Golden Sabre 2024” është një reflektim i bashkëpunimit tonë të gjatë dhe përkushtimit për të mbështetur sigurinë afatgjatë në Kosovë, në të mirën e të gjitha komuniteteve.
Komandanti i KFOR-i, Ozkan Ulutas ka thënë se ky ushtrim simbolizon përkushtimin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne tregojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të mbrojtur stabilitetin rajonal. Ne presim me padurim përfundimin e suksesshëm të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë të përfshirëve”, tha Ulutas.
KFOR-i shton se po vazhdon të zbatoj mandatin e tij të OKB-së, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurtë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i është reaguesi i tretë në siguri, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Ligjit të Unionit Evropian (EULEX), të cilat veprojnë si reaguesi i parë dhe i dytë”, thuhet në njoftim.