Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet trupi i pajetë i vajzës së dytë që u mbyt bashkë me nënën në lumin Buna

Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së dytë që u mbyt bashkë me nënën në lumin Buna në Shkodër.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, kur nëna Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët dyshohet se u hodh nga ura.

Derisa të dielën autoritetet gjetën trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij./tvklan.al