Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kraki “shpërthen” ndaj disa mediave që raportuan për anëtarësim në KIE: Janë të njëjtën linjë me Serbinë

 
   

Profesori nga Parisi, Nazir Kraki, ka komentuar raportimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kraki përmes një shkrimi në facebook, e konsideron shqetësues raportimin e mediave, duke thënë se ata janë shndërruar në zëdhënëse të interesave serbe në Kosovë në formë të hapur dhe pa asnjë limit.

“Brenda javës mbi 100 shkrime në portale e rrjete sociale kanë qenë 100% në vijë me kërkesat e Serbisë duke uruar e kërkuar që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dhe sikur tragjikja e këtij fakti të mos mjaftonte, të njëjtat media, të njëjtën javë, kanë prodhuar mbi 100 shkrime tjera qesharake për ta denoncuar terrorin qeveritar ndaj lirisë së shprehjes”, ka shkruar Kraki.

Postimi i plotë:

Është vertete shqetesuese menyra se si disa media jane shendrru ne zedhenese te interesave serbe n’Kosove ne forme te hapur dhe pa asnje limit.

Brenda javes mbi 100 shkrime ne portale e rrjete sociale kane qene 100% ne vije me kerkesat e Serbise duke uru e kerku qe te bllokohet anteresimi i Kosoves ne Keshillin e Evropes.

Dhe sikur tragjikja e ketij fakti te mos mjaftonte, te njejtat media, te njejten jave, kane prodhu mbi 100 shkrime tjera qesharake per ta denoncu terrorin qeveritar ndaj lirise se shprehjes.

E verteta eshte se ne keto media ka gjithçka perveç gazetarë. Aty ka kryesisht argatë e mercenarë te drejtat e te cileve duhet te mbrohen nga AMK-ja (Asociacioni i Mercenarëve te Kosovës). AGK-ja duhet te perqendrohet veç tek gazetarët.