Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024, duke thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

Kurti ka shkruar se 3 serbë u vranë në vitin 2022: dy në Mitrovicë të Veriut dhe një në Graçanicë. Ai ka shtuar se për tri vrasjet, të dyshuarit janë serbë.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se një serb në Mitrovicë të Veriut dyshohet se ka vrarë babain dhe vëllain, ndërsa në Graçanicë një serb dyshohet se e ka vrarë babain.

Ai ka përmendur sulmin në Banjskë, ku u vranë 3 sulmues nga grupi terrorist.

“Rasti Banjska është i ndarë, ku 3 pjesëtarë paraushtarakë serbë vdiqën në shkëmbim zjarri me policinë pas vrasjes së oficerit të policisë Afrim Bunjaku më 24 shtator.”

Kurti ka thënë se çdo person në Kosovë e di që “propaganda serbe për dhunë ndaj serbëve është propagandë”.

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos.”