Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, si do të jenë temperaturat

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior – verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Shqipërinë por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Gjatë ditës së martë, Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët por pas mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Parashikohet që vranësirat dhe shirat të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por orët e pasdites do të sjellin vranësira në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV duke gjeneruar shira të dobët. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me vranësira dhe shira të dobët të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet rritje e intensitetit të shirave. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje në vlerat e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Europa

Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në qendër të kontinentit me ndikim deri në veri të Italisë do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Qendrore dhe pjesërisht gadishullin Apenin. Po ashtu, pjesërisht Europa Lindore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit, si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve, ku temperatura relativisht të larta do të shënohen në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje./abcnews.al