Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Nga policia thonë se viktima bashkë me dy fëmijët e saj, ka shkuar në strehimore.
Ndërsa, i dyshuar akoma nuk është intervistuar dhe rasti po hetohet.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar. Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.