Gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mund të pajisen me patentë shoferë të Republikës që nga data 9 maj.
Pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjithë kjo procedurë mund të kryhet pa iu nënshtruar asnjë testi.
Megjithatë, disa qytetarë serb në veri të Mitrovicës kanë thënë për televizionin se nuk do e konvertojnë patentën.
“Nuk kam nevoje me ndërrua, e kam edhe te Kosovës edhe të Serbisë, funksionoj me te dyja”, shprehet qytetari.
“Unë jetoj në Rashkë dhe punoj ne Leposaviq, nuk jam e detyruar te konvertoj patentë shoferin”, thotë qytetarja serbe
Njëri nga ta tha se tashmë e ka ndryshuar, sipas tij situata në veri do bëhet edhe më mirë.
E kam ndryshuar para disa viteve, është shume mire situata, do behet edhe me mire..”, thotë qytetari.
Për ti bindur këta qytetarë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, kryeministri Kurti ka dal me një video incizim në gjuhën serbe.
“Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: -letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, -certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, -dëshmi të pagesës së taksës, dhe -origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha kryeministri.
Këtë vendim të qeverisë, ish zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha e sheh si integrim të serbëve në institucionet e Kosovës.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i konvertuar dokumentet e komunitetit serb nga ato ilegale në legale është derivat i marrëveshjes mes dy vendeve dhe është një e drejt legjitime e qytetarëve që të kenë dokumente të Republikës së Kosovës, në anën tjetër tregon lojalitetin dhe integrimin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.
Ky vendim hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024.