Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bytyçi ‘godet’ fortë Edi Ramën: Shkoi në Paris dhe i tha Macronit të marrë seriozisht kërkesën e Vuçiqit kundër Kosovës

 
   

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Kjo për faktin se është raportuar se Kosova nuk është futur në agjendën e Këshillit të Evropës, dhe mund të mos pranohet me 17 maj në KiE.

Për këtë, profesori e akuzon direkt Edi Ramën, pasi thotë se shkoi në Paris në të njëjtën kohë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe i tha Emmanuel Macronit që t’i marr seriozisht kërkesat e Serbisë.

E kërkesa e Vuçiqit ishte bllokimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më poshtë reagimi i plotë:

Nëse dështon që Kosova të pranohet me 17 maj në KiE, atëherë fajtori kryesor është Edi Rama!

Kryeministri i Shqipërisë vizitoi Parisin në të njëjtën kohë me presidentin e Serbisë. Presidenti i Serbisë i kërkoi presidentit Macron që ta bllokojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Po Edi Rama, që e takoi Macron pak orë pas Vuçiq, çfarë i kërkoi zotit Emmanuel Macron?! I tha që presidenti francez ta marrë seriozisht kërkesën e presidentit të Serbisë!

Ndryshe do ta kishte thënë qëftë dhe një fjalë të vetme deri më sot në mbështetje të Kosovës në këtë organizatë presitigjioze të globit!

Këmisha e Kosovës prehet në Tiranë e qepet në Beograd!