Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët e ka quajtur të turpshëm takimin e liderit të opozitës shqiptare, Arben Taravari me liderin e WMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Sela ka thënë se Taravari do të ndëshkohet nga votuesit shqiptarë. Ai ka thënë se takim nuk është bërë për të mirën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“I turpshëm, dhe natyrisht ai lloj takimi do ta marrë edhe dënimin të votueseve shqiptarë nesër … Kjo sjellje dhe ky lloj takimi vetëm për të mirë të interesave të shqiptarëve këtu në Maqedoni dhe rajon nuk është dhe realisht është skandaloze dhe do të marrë përgjigje nga ana e qytetarëve shqiptarë”, ka thënë Sela në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.
Duke e kritikuar sjelljen e Taravarit dhe afrimin me partinë WMRO-DPMNE, qe sipas Selës është kundër shqiptarëve, fatin e Taravarit ai e sheh të njëjtë me dy figurat Esat Pash Toptanin dhe Rrahman Morinën.
“Ka pasur në te kaluarën figura politike nga historia jonë shqiptare të cilët i kanë marrë të huajt, i kanë përdorë si leckë dhe i kanë gjuajt. Më hershmja, të huajit e kish të preferuar të tyre Esat Pash Toptanin, të huajt kishin të preferuarin e tyre Rrahman Morinën dhe dihet si kanë përfunduar”, ka thënë Sela.
Maqedonia Veriore sot mban raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlametare. Sela beson se Froni Evropian do të ketë më shumë vota se VLEN./teve1.info