Të martën në Kampin e Vrellës, Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2024”.
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka quajtur këtë ushtrim si të arritur të madhe të përbashkët të tri institucioneve.
“Përfundimi i ‘Golden Sabre 2024’ përfaqëson një të arritur të rëndësishme në bashkëpunimin e gjatë të tri entiteteve drejt vazhdimit të sigurisë mbarë Kosovës. Përkushtimi, profesionalizmi dhe shpirti i bashkëpunimit u shfaqën nga të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë Ulutash.
“Angazhimi për të kontribuuar për stabilitetin rajonal është i palëkundur. Bashkë, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për të siguruar dhe ruajtur të ardhmen e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, përfundon ai.