Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar komandant Drini, heroin Ekrem Rexha.
Osmani ka thënë se liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë.
“Komandant Drini ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit.
Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë.
Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm.
Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, ka shkruar presidentja Osmani.