Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në konferencën për media për gazetarë ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Escobar ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që Lajcak ka zgjedhur në negociata.
Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se kanë biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe se kanë diskutuar edhe për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.
Këto ka thënë Escobar kanë qenë dy temat kryesore për të cilat kanë biseduar me Lajcak.
“Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.