Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Qeveria është shkak i dështimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Haziri ka thënë se Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik në raport me partnerët ndërkombëtarë.
“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë, më të vështirë të mundshëm politik në raport me partnerët. Kurti për tri vjet në tetë situata që i ka krijuar e që evropianët dhe amerikanët i quajnë kriza të momentit, ka arritur që të ndërtojë marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët e vet. Ti e bën hapin nëse e bën veprimin, ti pranohesh në takim nëse e bën veprimin… Kjo marrëdhënie është e re, marrëdhënie e kushtëzuar e Kosovës me shtetet në veçanti partnere, ne kemi pasur marrëdhënie të mira… Është dështim sepse duhet të shihet burimi i problemit. Pse Serbia reagon bën ofensivë, është burim i destabilzimit kjo është fakt dhe nuk do të ndalet kurrë… “, u shpreh ai.
Ai thekson se largimi i Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe suspendimi i Bjellorusisë, është bërë derë e hapur për Kosovës.
“Kanë qenë tri kërkesa tash e sa vite në këtë qeveri, është filluar me një kanë dalur tri janë bërë katër, pas kësaj do të jetë edhe një… Kurti në hapat e vegjël që është munduar të bëjë ka arritur të shkaktojë një refuzim, një kundërshtues të dialogut e më pas është bërë pranues i dialogut… Burimi është aplikimi. Ne kemi aplikuar, cili është ambienti që ne kemi llogarit favorshëm me apliku si qeveri, është largimi i Rusisë për shkak luftës në Ukrainë, suspendimi i Bjellorusisë, kjo është dera e madhe që i është hapur Kosovës”, tha ai.
“Duhet të ndërtohen skenarët e anëtarësimit. Në ditën e aplikimit kjo qeveri e ka ditur që ka me qenë kërkesa për draft-statut. Tash e dy vite këto çështje janë në tavolinë pjesë e negociatave, është përmendur vendimi i tokës së pronave të Manastirit të Deçanit…”, shtoi më tej ai.