Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE| Naim Miftari ‘godet’ me emra disa politikanë, ka një paralajmërim të ‘çuditshëm’ për BE-në

 
   

Kosovës po i kërkohet, ose po kushtezohet që të themelojë Asociacionin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Republika e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë kërkesë të ndërkombëtarëve e ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se nuk duhet të jepen 32% të territorit të Kosovës, për Këshillin e Evropës.

“Nuk duhet të jepen 32% e territorit më vital të Kosovës, për një Këshill të Evropës, pra nëse luan Serbia me Evropë, pse mos të luaj edhe Kosova”, thotë Miftari.

Ai tutje shprehet se Kosova nuk pranon Republikë Serbe.

Miftari paralajmëron edhe shpërbërjen e BE-së pas disa vitesh.

“Grenell, Macron, Lajçak, Borel, Escobar, Putin, Vuçiq, Ramë…, shteti jonë, Kosova nuk pranon në asnjë rerthanë një Republikë Serbe në Kosovë, për një pranim të mundshëm në një Këshill ceremonial të Evropës, në një BE që sigurt pas disa vitesh do të shpërbëhet edhe vet”, thotë Miftari.

Ish-agjenti shton tutje, se Kosova tani duhet që t’i ndalojë bisedimet me Serbinë.

Këto madje i quan edhe biseda të dëmshme.

“Nuk japim territore e pasuri kryesore të Kosovës për të mbet me çdo kusht në pushtet e përralla të EU-së, as për këshillat e tyre, pasi një ditë jo shumë të largët nuk do të ekzistojë fare BE si bashkësi shtetesh”, thotë tutje Naim Miftari.