Këngëtarja e njohur Teuta Selimi dyshohet se u sulmua fizikisht dy herë brenda 48 orësh.
Selimi fillimisht u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj Patrik Neziri, e më pas edhe nga vëllai i saj, Agron Selimi.
Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kujtojmë se Agron Selimi kishte qenë i martuar me këngëtaren e njohur Jehona Sopi, ata u divorcuan pas disa vitesh martesë.