Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtëpi që po vidhej.
Lidhur me gjendjen e tij detaje kanë dhënë nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.
Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, njoftoi se gjendja e tij është stabile.
Derisa theksoi se tashmë është liruar në shtëpi.
“Pacienti për të cilin jeni interesuar ka ardhë në ndërrimin e kaluar dmth gjatë natës, është trajtuar ka pasur lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit siç i themi ne në regjionin kirural është trajtuar me të gjitha ekzaminimet përkatëse i është dhënë terapia dhe pacienti është lëshu për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, nuk ka qenë diçka rrezik që me u trajtu në QKUK”, tha ai.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sveçla kërkoi që sa më shpejtë kriminelët të vihen para drejtësisë.
Ai bëri të ditur se polici i plagosur është Januz Veselaj.