Për shkak të refuzimit për ta dërguar draftstatutin e Asociacionit në Gjykatën kushtetuese, Franca, Gjermania e Italia kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës, që votimi për Kosovën të shtyhet.
Kështu ka shkruar Euronews, duke cituar disa burime në një artikull të tyre.
“Lëvizja e Kurtit për të refuzuar parakushtin s’i ka pelqyer Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të cilat kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të shtyjë vendimin përfundimtar për aplikimin e Kosovës, thanë burime diplomatike”, thuhet në artikull.
Sipas këtij artikulli “Kurti është përgjigjur duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, të cilat u miratuan nga komisioni për çështje politike të këtij organi dhe votimi në asamblenë e saj parlamentare, APKE, në fillim të muajit prill”.