Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kthjellime dhe vranësira, pasditja sjell shi në disa zona. Si do të jenë temperaturat

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtëzuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në zonat Jugore – Juglindore.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike. Ndërkohë temperaturat  e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga  5°C deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të  qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominant. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën më të madhe të Kosovës, ku në zonat kufitare me Shqipërinë priten rrebeshe të izoluara shiu dhe breshër në disa zona. Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri në orët e vona të natës kur pritet përmirësim i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por do të ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë C vlera më e ulët deri në 21 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 55  km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira, ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe afatshkurtra shiu. Herë pas here priten edhe intervale me kthjellime. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokalë. Kjo situatë e motit të na shoqërojë deri mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare, duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Verior – Verilindor.

Europa

Kalimi i një sistemi frontal nga gadishulli Apenin deri në Jugl8indje të Europës do të sjellë në këto rajone rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara. Po ashtu, Vendet e Europës Lindore do të paraqiten me vranësira dhe shira intensivë duke sjellë mjaft probleme mdërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik, gadishullin Skandinav, Britaninë e madhe si edhe Europën Qendrore./abcnews.al