Ambasada e Italisë në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për krijimin e lehtësirave në procedurën e ndërrimit të patentë shoferit nga ata jolegalë të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në ata të Republikës së Kosovës.
“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada.
The Embassy of Italy in Pristina commends the Government of Kosovo for its endeavors in facilitating the procedures for all citizens to acquire driver’s licenses. We endorse initiatives that foster greater integration and propel our joint vision of a diverse and inclusive Kosovo. pic.twitter.com/ZspqXOcLUn
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) May 10, 2024
Ky proces i konvertimit do të fillojë nga sot, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar procedurën se si do të bëhet ky proces.