Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në pikëpyetje anëtarësimi i Kosovës në KiE, media ndërkombëtare zbardh prapaskenat: Kjo ‘lëvizje’ e Kurtit…!

 
   

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka marrë vëmendje të madhe.

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

Pritjet ishin që në atë takim të votohej për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kjo gjë ka nxitur reagime të mëdha, ku për këtë çështje, ka shkruar edhe media ndërkombëtare “Euronews”.

“Bota sot” më poshtë ua sjellë artikullin e plotë të “Euronews”

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk do të marrë vendim për anëtarësimin e Kosovës në mes të majit, sipas agjendës së tyre. Në ndërkohë, Prishtinës i është kërkuar që të rregullojë çështjen kushtetuese lidhur me Bashkësinë e Komunave Serbe.

Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj. Kjo ka të ngjarë të çojë në vonesa në pranimin e Prishtinës në organin pan-evropian të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se procedura për krijimin e një organi të ri administrativ për vendet ku serbët etnikë janë shumicë është shfaqur si një “parakusht i papranueshëm” për anëtarësimin e Kosovës si shteti i 48-të anëtar i KiE.

Lëvizja e Kurtit për të refuzuar parakushtin ka ‘nervozuar’ Francën, Gjermaninë dhe Italinë, të cilat kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të shtyjë vendimin përfundimtar për aplikimin e Kosovës, thanë burime diplomatike.

Kurti është përgjigjur duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, të cilat u miratuan nga komisioni për çështje politike të këtij organi dhe votimi në asamblenë e saj parlamentare, APKE, në fillim të muajit prill.

“Nxjerrja e Asociacioni nga pakoja, vendosja e saj në qendër si prioritet emergjent nuk është e mundur”, tha Kurti në një mbledhje të qeverisë të mërkurën.

Komiteti i Ministrave është faktori i radhës që do të vendosë për anëtarësimin e Kosovës pas dritës jeshile nga PACE.

Qeveria e Kosovës pritej të kërkonte që Gjykata Kushtetuese të rishikonte statutin e Asocaicionit të Komunave Serbe në vendin e vogël ballkanik prej rreth 2 milionë banorësh.

 Image
 Mitrovica e Veriut 
 

Krijimi i një organi administrativ në zonat me shumicë serbe, kryesisht në veri të vendit, është kushti më i rëndësishëm i vendosur nga Franca, Gjermania, Italia dhe vendet e tjera të BE-së për përparimin e Kosovës në rrugën e anëtarësimit në BE, sipas marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, gjatë vitit 2013.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deklaroi se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv, duke e konsideruar si jokushtetuese çdo autonomi përtej nivelit administrativ komunal.

Qeveria e Kurtit është e kujdesshme se, nëse nuk kufizohet në autoritetin e saj, Bashkësia e Komunave Serbe mund të bëhet një territor de facto i pavarur serb përgjatë kufirit me Serbinë në një afat të gjatë.

Kurti ka deklaruar vazhdimisht se një zgjidhje e tillë mund të krijojë një Republika Srpska de fakto brenda Kosovës, duke tërhequr paralele me entitetin gjithnjë e më separatist me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

 Image
 Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciq 
 

Negociatat e BE-së nuk çojnë në asnjë zgjidhje – ende

Brukseli ka kërkuar nga qeveria e Kurtit që të inicojë procedurën për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës rishikimin e qëndrimit të saj të mëparshëm për kushtetutshmërinë e Asociacionit të Komunave Serbe.

BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë e më të shqetësuar nga rritja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht midis Serbisë dhe Kosovës.

Në sytë e NATO-s, rreziku i ripërtëritjes së konfliktit pas gjakderdhjes së viteve 1990 është bërë më i fortë për shkak të luftës në Ukrainë.

Beogradi e sheh pranimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës si një pengesë në politikën e tij të mosnjohjes së Kosovës, krahinës së saj të mëparshme.

Brukseli ka kërkuar që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si KE, OKB dhe Interpol. Beogradi ka pranuar zyrtarisht kërkesën e Brukselit duke rënë dakord me të ashtuquajturën Marrëveshje të Ohrit në vitin 2023, e cila është bërë parakusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, si pjesë e një prej kapitujve të saj të anëtarësimit.

Deri më tani, asnjëra nga të dyja palët nuk ka përmbushur plotësisht marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE./BS