Moti i keq me reshje shiu dhe shtrëngata ka përfshirë Tiranën pasditen e kësaj të shtune.
Uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e këtyre të fundit janë detyruar të ulin shpejtësinë për të shmangur ndonjë aksident në mundshëm.
Tirana është një ndër qytetet që shfaq problematika të vazhdueshme sa herë që moti i keq përfshinë vendin.
Kjo pasi kanalizimet e dala jashtë funksionit bëjnë që uji të vërshojë në rrugë duke u bërë shqetësim për shumë shoferë dhe kalimtarë.