Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK-ja pranon ftesën e Kurtit, zëdhënësi jep detaje

 
   

Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën. Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, duke e konfirmuar pranimin e ftesës, ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së,  Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.

Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka theksuar për televizionin publik, Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Ftesë kanë marrë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.