Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“BE do të duhej ta suspendonte integrimin e Serbisë, nëse nuk e suspendon, i bie që edhe BE është pak a shumë si Serbia…”

 
   

Profesori universitar Milazim Krasniqi, thotë se Serbia është proruse dhe antiperëndimore.

Ai thotë se “BE do të duhej ta suspendonte integrimin e Serbisë. Nëse nuk e suspendon, i bie që edhe BE është pak a shumë si Serbia, pjesërisht putiniane dhe bukur e kinezifikuar”.

Postimi në Facebook:

Serbia është proruse me doza jonormale për një shtet sovran. Rrjedhimisht është antiperëndimore. Serbia gjithashtu po kinezifikohet, gjë që është orientim tërësisht antiperëndimor. Fjalimi i sotëm i Vuçiqit kundër SHBA e kundër Perëndimit (duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë) ia kalon edhe histerisë së Kim Xhong Unit. B.E do të duhej ta suspendonte integrimin e Serbisë. Nëse nuk e suspendon, i bie që edhe BE është pak a shumë si Serbia, pjesërisht putiniane dhe bukur e kinezifikuar.