Që nga ora 9 e mëngjesit, shqiptarët kanë nisur të mblidhen në Klisto të Galatsit, ku kryeministri Edi Rama do të takohet me bashkatdhetarët e tij.
Mediat greke raportojnë se qindra forca policie ndodhen jashtë stadiumit, ku do mbahet takimi me Ramën, teksa qytetarët po kalojnë në makinerinë e kontrollit.
Teksa shqiptarët janë duke pritur kryeministrin, një përplasje verbale ka pasur mes një greku dhe shqiptarëve, i cili takimin e Ramës në ditën që është arrestuar Fredi Beleri e quan provokim.
Ai është shprehur se Rama, po provokon kryeministrin grek, Kyroakos Mitsotakis, ndërsa shqiptarët i janë kundërvënë.
“Prototheme” shkruan se takimi mund të cilësohet si privat, duke qenë se ai nuk do të ketë asnjë kontakt zyrtar, por Rama do të rrethohet nga një eskortë e fortë policie dhe një automjet të blinduar. Të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë ditës së djeshme për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar në Klisto tou Galatsi.