Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Sa beson tek romanca Heidi-Romeo? Roza Lati: Kam parë detaje që ju nuk i kanë parë, ai djalë çdo mëngjes….

Roza Lati u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP. E ftuar në “Fun Club”, ajo u pyet nga opinionistët se a beson tek romanca e çiftit Heidi-Romeo.

Ish-banorja tha se e beson këtë marrëdhënie të tyre, por më shumë nga ana e Romeos, sepse sipas saj ai e vëzhgonte shpesh Heidin dhe i kushtonte asaj vëmendje. “Nuk do them 5, por do them 7 sepse i jap më shumë kredite Romeos. Unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel, dhe ai djalë çdo mëngjes çohej dhe hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikuesit nuk i kanë parë. E kam përjetuar shumë dasmën dhe emocionin e tij”, tha Roza.

Prime-n e djeshëm doli edhe Erjola nga shtëpia. Shumë pak banorë kanë ngelur në shtëpi, ndërsa pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe. Romeo është zgjedhur tashmë finalisti i parë, ndërsa një televotim është hapur mes Julit dhe Meritonit, se kë doni të dërgoni në finale.