Sot në “Big Brother VIP Fan Club” ishte e ftuar ish-banorja, Roza Lati. Moderatorja e njohur përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmë pas një nominimi përballë Françeskës, Heidit dhe Erjolës. Roza ka treguar më shumë detaje nga eksperienca e saj në shtëpinë më të famshme.
Ajo po ashtu tregoi se çfarë i tha nëna e saj, (Rita Lati) pasi shkoi në shtëpi.
Roza: Mora dashuri nga të gjitha këndvështrimet dhe dimensionet.
A të vjen keq që u eleminove kaq pranë finales së madhe më 25 maj?
Roza: Jo.
Kishte pritshmëri ajo vetë se do të ishte pjesë e finales?
Roza: Duke parë se si po luhej loja e bëra të qartë vetë që jua kam falur finalen, shtëpinë dhe bukën.
Që në fillim të rrugëtimit në shtëpinë e BBV, Roza Lati e bëri të ditur se ka hyrë, do të provokojë dhe do të ngacmojë me pyetjet duke qenë se e tillë është edhe natyra e saj, por me kalimin e kohës ajo u duk sikur u tërhoq dhe nuk vazhdoi më me të njëjtin ritëm. Çfarë ndikoi?
Roza: Kur ka qenë dita e surprizave të çuditshme, kur hyri mami dhe ne duhet të bënim sikur nuk e shihnim. Në oborr ishte ulur afër Julit dhe shihja atë për të lexuar me bisht të syrit nënën time. Me aq sa pashë ishte e dobësuar dhe nuk më erdhi fare mirë. E di që ajo i përjeton gjërat.
Çfarë të ka thënë Rita Lati pas daljes nga shtëpia vajzës së saj?
Roza: Tani që dola, ju mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim.