Një e moshuar norvegjeze banuese në Norvegji ka vdekur në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, por pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, ka vdekur dyshohet për shkaqe natyrale.
“Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares”, thanë në njoftim.
Tags: ambulancaDurresPolicia e Shtetit