Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeshefi i IPK-së: Do të realizojmë inspektim të jashtëzakonshëm për konkursin e dyshimtë për gradimin e policëve

 
   

Para disa ditësh u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Për këtë ka folur edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, i cili theksoi se do të realizojnë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar proceduarat prej shpalljes së konkursit.

“Ne kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime për parregullsi ë proces. Pastaj bazuar edhe publiket bazuar që kanë qenë në media në dyshimet që a kanë pasur të drejtë apo jo një gjeneratë e Policisë t’i nënshtrohet këtij konkursi apo ta fitojë të drejtë të aplikojë. Ne kemi krijuar një ekip hetimore dhe inspektuese do t’i trajtojmë të gjitha aneksat veç e veç në departamentin e hetimit. Dhe gjithashtu do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar proceduar prej momentit të shpalljes së konkursit deri në fazën aktuale”, ka thënë Hodaj, në Komision për Siguri.

Pas është krijuar ekipi i veçantë që do ta inspektojë këtë rast, Hodaj ka shtuar se do të dalim shpejt me një raport.

“Do t’i grumbullojmë të gjitha informacionet dhe dëshmitë që i kemi në lidhje më këtë dhe që që do t’i sugjerojmë lidhur më ketë proces. Dhe në fund to të dalim me raport për të gjetur dhe rekomandime përkatëse për komplet procesin, janë ngritë dyshimet edhe prej zyrtarëve policore që kanë qenë pjesë e këtij procesi për disa parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi. Gjithashtu ka dilema për të drejtën apo të gjeneratës së 54, që me gjasë nuk është arrit mjaltshëm koha që duhet t kalojnë në gardën e policit të ri. Mirëpo është peces jemi duke punuar, kemi krijuar një ekip të veçantë që do të trajtojë dhe besoj shumë shpjet do të kemi një raport për këtë proces”, ka shtuar Hodaj.