Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ushtria ukrainase ka nisur një sulm gjatë natës me 31 UAV dhe 16 raketa, përfshirë Storm Shadow, transmeton Anadolu.
Ministria bëri një deklaratë në lidhje me sulmet e ushtrisë ukrainase.
“Natën, u penguan përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste ndaj objekteve në territorin e Federatës Ruse, duke përdorur mjete ajrore pa pilot të tipit aeroplan (UAV), sisteme raketash të shumëfishta lëshimi Olha dhe raketa të drejtuara nga avionët Storm Shadow”, thuhet në njoftim.
Në deklaratë, ku theksohej se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore parandaluan sulmet, thuhet se u shkatërruan 12 UAV dhe 12 raketa të lëshuara nga sistemi i lëshimit të shumëfishtë Olha në rajonin e Belgorodit, 8 UAV në rajonin Kursk, 7 UAV dhe 4 raketa Storm Shadow mbi Krime dhe 4 UAV mbi Lipetsk.