Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Ky Ridvan Muharremi, ky furraxhia, a ka pasë asi’, Berisha pyet Hodajn në Komision

 
   

Kush ka të drejtë të bëj klasifikimin e dokumenteve? Kjo është një prej temave që u trajtua gjatë raportimit të Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, po raporton në mbledhjen e Komisionit për Siguri.

Në një moment, kryetari i Komisionit, pyeti se a ka pasur Ridvan Muharremi apo siç tha ai “furraxhia” certifikatë të sigurisë.

“Masi tek o qishtu, ky Ridvan Muharremi, ky furraxhia, a ka pasë asi të sigurisë najsen? A dini qysh o me ligj?

Ky furraxhia që i ka pshtjellë krejt qito punët e nuk është anëtar i qeverisë, a duhet me pasë qësi konfidenciale a qysh po thoni”, pyeti Bekë Berisha.

Hodaj iu shmang kësaj pyetje por foli në përgjithësi për ankesat që trajton IPK gjatë vitit dhe llojet e ankesave që trajton ky institucion.

“Në listën e ankesave, diku 1700 ankesa që trajtojmë gjatë vitit, katër pesë shkelje i nxjerrim si mesatare. Janë kryesisht shqetësime që lidhen me keqtrajtim, shqetësim, lëndime trupore, neglizhim në hetimin e rasteve që paraqesin në polici pastaj janë raste tjera që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këto pak a shumë janë shqetësimet që qytetarët adresojnë te ne.

Pranojmë numër të konsiderueshëm të ankesave edhe për gjobat edhe pse nuk i trajtojmë ato por i orientojmë me shkrim për procedurën se ku duhet të adresohen”, tha ai.