Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Athina reagon ndaj betimit të Silanovska si presidente e “Republikës së Maqedonisë”

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas betimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e cila në ceremoninë inauguruese nuk përmendi emrin e shtetit sipas Marrëveshjes së Prespës, ku Maqedonia kishte ndryshuar emrin në “Maqedoni Veriore”.

“Betohem se do të mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, ka deklaruar Davkova duke lexuar betimin si presidente para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri grek tha se s’do tolerojnë “lapsuse” të tjera nga krerët shtetëror.

“Ne deklarojmë se kategorikisht nuk do të pranojmë ‘lapsuse’ të ngjashme. Dhe, përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj. Dhe, sigurisht, nga shmangia e sfidave”, transmetojnë mediat greke një deklaratë të kryeministri grek, Mitsotakis.

Në vitin 2018 Shkupi dhe Athina kanë nënshkruar atë që njihet si Marrëveshja e Prespës, për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut.

Reagime ndaj deklaratës së presidentes së re maqedonase ka pasur dhe BE-ja.