Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, qëllohet drejt një makine

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në qytetin e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake të Voxnews.al, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine të parkuar.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.

Sakaq, forca të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.