Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vizita e Ramës në Athinë/ Plas keq në emision, Artan Hoxha përplaset ashpër me analistin: Nëse nuk ndërroje emër në Greqi…

Debate të forta ka patur mes gazetarëve Artan Hoxha dhe Neritan Sejamini në emisionin Të Paekspozuarit.

Ata janë përplasur teksa kanë konetuar vizitën dhe fjalimet e Ramës në Athinë në 12 Maj.

Artan Hoxha ka kundërshtuar dy gazetarët, duke thënë se ata nuk kanë qenë ndonjëherë në Greqi si emigrant, duke treguar historinë e tyre.

Gazetari tha se nëse nuk ndërroje emrin në Greqi nuk gjeje punë.

“Asnjë pronë e shqiptarëve nuk kthehet sipas ligjit të luftës. Fshesat ndërrimet e emrave e të gjitha këto i kam kaluar në kurriz. Nëse nuk ndërroje emër në Greqi nuk gjeje punë.

Policia greke ka patur një udhëzim nga fundi i vitit 1991 ata kërkonin shqiptarë që punonin në polici, u gjenin punë atyre dhe familjarëve dhe i kthenin kundër nesh.

Na nxorën nga lokali se nuk këndonim himnin grek. Ju po thoni na paska hapur dyert Greqia”, tha Artan Hoxha.