Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Takimi Kurti-Krasniqi, Pozhari: Memli bëri lëvizjen e duhur në politikë, ka disa fjalë për LDK-në dhe AAK-në

 
   

Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas takimit që zhvilluan së bashku kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi.

Ai ka thënë se veprimi i Kransiqit tregon se PDK ka bërë lëvizjen e duhur, duke shtuar se të tjerët “mbetën në kurthën e inateve që nuk i lejojnë ta tejkalojnë vetveten”.

Postimi i plotë:

Sonte krejt qenkan t’u fol/shkru për Memlin. Prej që është në opozitë, kurrë ma tepër nuk është lakuar emri i tij.

Kjo tregon se e ka bë lëvizjen e duhur në politikë dhe reflektorët tashmë janë kthyer kah ai.

Të tjerët mbetën në kurthën e inateve që nuk i lejojnë ta tejkalojnë vetveten.