Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kishte bërë ftesë partive opozitare për një takim. Pro, ftesës iu përgjigj vetëm lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, LDK dhe AAK injoruan një takim të tillë.
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi zhvilluan takimin duke biseduar për zgjedhjet e ardhshme.
Për këtë ka reaguar analisti Rron Gjinovci, i cili ka kritikuar LDK-në dhe AAK-në se siç thotë ai po qesin kajde për zgjedhje duke mos pasur guxim të shkojnë në zgjedhje as njëra as tjetra.
Postimi në Facebook:
LDK s’po ka guxim me shku në zgjedhje, as AAK, e po qesin kajde jo dorëheqje jo anej jo knej. PDK-ja konsistente, prej 15 shkurtit ka lyp zgjedhje, jo këtë pranverë jo këtë vjeshtë, ma në fund po don me ndodhë. Kur je në opozitë ti lypë zgjedhje, nëse s’lypë, atëherë ki probleme.