Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Si të kurseni para? Mos u vononi më shumë

Kursimi i parave është një nga proceset më të vështira që mund të hasin njerëzit. Disa e hedhin fajin tek pagat e ulëta, disa të tjerë tek kostot e shtrenjta të jetesës, ka nga ata që thjesht e kalojnë me shprehjen që “nuk bëj dot pa udhëtime të shpeshta”, etj.
Por ka disa teknika që ne do jua tregojmë tani se si të filloni të kurseni disa para dhe të fitoni aftësi për menaxhimin e tyre.

Filloni sa më herët

Në fakt këtë e kemi më shumë për prindërit. Është mirë të hapni një llogari kursimi për të vegjlit tuaj dhe të depozitoni aty çdo monedhë që njerëzit i kanë dhënë fëmijës tënd. Asnjëherë nuk është shumë herët për të kursyer. Sa më shpejt të filloni të kurseni aq më shumë stabilitet financiar do të keni në jetë.

Pyesni veten “pse po e bëni?”

Nëse keni nevojë të kurseni, pyesni veten se cili është qëllimi që po e bëni këtë hap. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më të vendosur në lidhje me kursimin e parave.
Kurseni me rregullin 50 /30/ 20
Një supermetodë për kursim është rregulli 50-30-20. Pra përdorni 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet fikse, si qira, fatura, sende,, ushqime, abonime mujore etj. Më pas ndani 30% për shtesa si parukierja, kinema, darka etj. Dhe 20% kalojini në llogarinë ose arkën e kursimit.

Organizohuni dhe mbani shënime

Çdo shpenzim përgjatë muajit është mirë t’i organizoni në një tabelë exelle, ose t’i mbani shënim në një bllok të posaçëm. Qëllimi është të monitoroni gjithmonë lëvizjen tuaj financiare.