Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është akuzuar për mos uljen e flamurit shtetërorë të serbisë në gjysmështizë, me rastin e shpalljes “ditë zie” nga shteti serb, e që ndërlidhet me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës, më 27 shtator 2023.
Lidhur me këtë çështje, ka folur vet Arifi.
Arifi bëri të ditur se nuk do ta vë në gjysmështizë flamurin deri sa të jetë kryetar i Komunës së Bujanocit.
“Që nga viti i kaluar nuk kisha vërë flamurin e Serbisë në gjysmë shtizë, Sot isha për dy vepra i akuzuar, një si kryetar i Komunës dhe komuna e Bujanocit, unë e dhashë edhe mendimin tim para gjykatësit se nuk do e vë flamurin në gjysmë shtizë deri sa të jem kryetar i komunës për terroristët që kanë dashur ta destabilizojnë Republikën e Kosovës. Sot para gjykatës thashë se sot unë nuk kam frikë nga vendimi që do ta merrni”, tha Arifi.
Arifit tutje shtoi se Serbia ka tentativë të frikësoj qytetarët në Luginë, por potencoi se nuk po ia del.
“Serbia ka tentativë që të frikësoj qytetarët e Luginës që ta lëshojnë vendin, shteti i Serbisë nuk mund të ndalojë të drejtat e shqiptarëve në do të hecim përpara”, tha Arifi.