Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se LDK-ja me “Rrugën e re”, do të mbijetojë por nuk do të fitojë në zgjedhje.
Ai thotë se, programi i vjetër i LDK-së, i ndërtuar nga bota akademike dhe nga Ibrahim Rugova nuk funksionoi për botën e krimit të “Isës dhe Hashimit”.
Geci vlerëson se, LDK dhe programi i saj i ndërtuar dhe i prirë nga bota akademike, ishte pishtare që ndriçoi rrugën nëpër të cilën duhej kaluar Kosova për të ardhur deri te liria.
“Kjo ishte rruga e vetme dhe e garantuar nga miqtë e Ibrahim Rugovës. Amerika, çdo devijim i saj nga kjo rrugë dhe program, do të ishte katastrofë për mbarë Kosovën. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse LDK luftohej nga të gjitha frontet, si nga Serbia dhe vazalët e saj Marksistë, Leninistë dhe Enveristët e Kosovës, të cilët e quanin Rugovën si njeri të shitur të imperializmit Amerikan të cilët kanë për qëllim që ta zhbëjnë Kosovën”, potencon Geci.
Ai shton se LDK luftohej edhe nga ziliçarët e brendshëm që në atë kohë nuk ua mbante t’i prinin proceseve të diktuara nga Amerika.
“Përpjekjet e këtyre mercenarëve për ta shkatërruar LDK-në derisa ishte gjallë Rugova, ishin më se të kota, edhe pse të tillët tentonin që t’i hynin kalasë (LDK-së) nga brenda, për ta shkatërruar LDK-në dhe Ibrahim Rugovën. Përpjekjet e tyre ishin të kota ngase Ibrahim Rugova e kishte popullin mbrapa dhe tentimet e tyre i mbante në (g.. të…) dhe i hedhte në koshin e plehrave ruso-serbe…”, thotë Geci.
Sipas tij, “devijimi i rrugëtimit ndodhi me ardhjen e bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, të cilin e sollën shërbimet me tupana për të cilin kishin investuar shërbimet antikshqiptare, me qëllim që t’ia servojnë polarit në prehër LDK-në, e në fakt ashtu edhe ndodhi”
“Sot nuk është çudi që rruga e re e Lumit ishte përpjekja e ma hershme e të lartpërmendurve më lart – për ta zhbërë Kosovën. Kësaj rruge deri dje të pa emër, kurse sot e mori emrin rrugë e re, rrugë kjo që dje e miratoj Zajednicën, me ekstraterritoret dhe shumë marrëveshje të tjera, të dëmshme, e sotë po të njëjtit po kërkojnë të kthehen në pushtet dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara dhe të miratuar në Parlament. Kjo është fytyra e sotit e LDK-së”, përfundon Halil Geci.