Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kapen dy të dyshuar për organizim të grupit kriminal në Pejë

 
   

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tri lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K. dhe A.M.

Ata janë arrestuar për kryerje të veprave penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe detyrimi.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve.