Graciano Tagani është banori i cili u eliminua një natë më parë nga “Big Brother VIP3”, duke humbur kështu mundësinë për të arritur në finalen e madhe.
Në një televotim të hapur përgjatë spektaklit, balerini ka qenë banori me më pak vota. Gjatë intervistës në studio, i pyetur se kush do të fitonte BBV3 sipas tij, Graciano tha Egla Ceno.
“Sot duke parë lojën, përballjen, argumentet dhe se si shtëpia bëhet çorap, është patjetër Egla Ceno”, tha ai.
Ndër të tjera, i ndalur te përplasjet me Heidi Bacin gjatë javës, Gracino e cilësoi atë falsoe dhe se nuk duhet të jetë finaliste.
“Për mua Heidi fle gjumë, bën ndonjë situatë dhe pastaj dashuria bën të vetën. Pse duhet ta shoh si finaliste? Për mua është false. Romeo ka një pëlqim ndaj saj, por ajo s’ka nerva dhe përton”, tha ai.
Nga ana tjetër, largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola Doçi, e cila pasi dëgjoi emrin e tij ka nisur të kërcejë në studio.
View this post on Instagram