Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas plagosjes së sotme të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Përmes një reagimi në platformën Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me kryeministrin sllovak, duke i uruar atij shërim sa më të shpejt.
“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital.
Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla në platformën X.